Një ditë më parë, një 20-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri në Itali, ndërsa mediat vendase kanë publikuar sot edhe emrin e tij.
Mësohet se viktima është identifikuar si Enriko Aliaj, i cili u vra në zonën e Piaçenza-s.
Por drama për familjen Aliaj nuk përfundon këtu, pasi i dyshuari kryesor është vëllai i viktimës, një 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.
Megjithatë, dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende larg qartësisë, pasi nuk përjashtohet që të ketë qenë një aksident tragjik.
Diskutime rreth kësaj post