Është deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, i cili ne nje reagim ne rrjetet sociale, pas votimit të Shqipërisë në OKB, kundër vendimit të SHBA, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, thotë se është “e para herë nga koha e PPSh që Tirana zyrtare pozicionohet kështu”.
Sipas tij, nuk ka pasur konsensues edhe brenda mazhorancës, duke zbuluar keshtu prapaskenat e votimit te Shqiperise.
“Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Polonia etj abstenuan ndaj rezolutës anti SHBA, anti Trump në Asamblenë e Pergj të OKB. Pse Qev. Rama duhej të votonte pro?! E para herë nga koha e PPSh që Tirana zyrtare pozicionohet kështu. Pa konsensus edhe brenda mazhorancës”, shkruan Pollo.
Diskutime rreth kësaj post