Në një kohë kur influenca ruse në Ballkan ku përfshihet edhe Shqipëria përbën shqetësim për BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri zbulohet se agjentët rusë kanë vite që veprojnë.
Report TV ka siguruar dosjen e Shërbimit Informativ Shtetëror nga ku me detaje tregohet se si shërbimi sekret rus që prej vitin 1999 ndërtoi një rrjet agjenturor në Shqipëri në të cilin janë përshirë, gazetarë, diplomatë të ministrisë së punëve të jashtme shqiptare, një shtetase ruse e martuar me një shqiptarë, si dhe tre persona të tjerë të cilët nuk u identifikuan asnjëherë nga shërbimi ynë sekret.
Pjesë e survejimit të shërbimit sekret shtetëror shqiptarë, ka qenë edhe një person i cili më pas mbajti postin e këshilltarit të kryetarit të një prej partive të mëdha të spektrit të djathtë, në vendin tonë. SHISH ka mbajtur nën survejim 18 persona mes tyre 5 persona me nënshtetësi ruse 1 grek dhe 12 të tjerë shqiptarë.
Veprimtaria e 18 personave të survejuar në këtë dosje spiunazhi, nis në vitin 1999 deri në vitin 2003. Dokumenti prej 28 faqesh vendos në qendër të këtij operacioni spiunazhi një shtetas rus i cili përmes një pasaporte shërbimi mbërriti në Shqipëri si korrespondent i një gazete ruse për të mbuluar te gjithë hapësirën Shqiptare Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. Më pas ky person mori rrolin e atashehut për çështjet konsullore në Ambasadën ruse në Tiranë.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri gazetari rus që fliste shqip me aksent verior, tërhoqi vëmendjen e SHISH, agjentët e të cilit e vunë nën survejim duke i përgjuar edhe telefonin. Në faqen e parë të kësaj dosje spiunazhi tregohet përse për SHISH ky person përbënte interes për ta patur nën mbikqyrje konstante.
Nga ndjekja e gazetarit rus, agjentët e SHISH hap pas hapi zbuluan personat me të cilët ai kontaktonte. Gazetari rus në një kohë të shkurtër arriti të miqësohej me një gazetar shqiptar, i cili u përgjua dhe u survejua nga SHISH. Dosja e SHIK tregon se si ky gazetar rus nuk kishte një zyrë pune në Tiranë por përdorte ambientet e ambasadës. Duke ndjekur gazetarin rus SHISH zbuloi se si përmes OSBE një shtetas rus kishte mbërritur në Shqipëri dhe ishte stacionuar në Fier.
Më pas u zbulua se ky person kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake ne kohen e ish Bashkimit Sovietik dhe se ka punuar edhe si oficer ne zbulimin ushtarak për disa vite dhe se përdorte në Shqipëri një mbiemër tjetër.
Diskutime rreth kësaj post