Universiteti i Tiranës gjatë këtij viti parashikon miliona lekë shpenzime bileta avioni. Në shkresën e siguruar nga “BalkanWeb” administratori i UT parashikon një shumë prej 75 milionë lekësh për bileta avioni jashtë Shqipërisë për dekanët dhe rektorin, çka do të thotë më shumë se trefishi i buxhetit për këtë qëllim. Në vitin që lamë pas, pra 2019 UT ka shpenzuar 21 milionë lekë për bileta avioni.
Administratori ia dërgoi relacionin për miratim senatit të UT. Ndërkohë që në UT nuk ka pedagogë të huaj që mund të përdorin këto fonde dhe për më tepër këto fonde nuk përdoren për kërkim shkencor dhe doktorime.
Gjatë 2019 ‘Shkencat e Natyrës’ kanë pasur një fond prej 13 milionë lekësh për bileta avioni, ndërsa gjatë 2020 i njëjti fakultet parashikon 23 mln lekë për bileta.
Diskutime rreth kësaj post