Skandali që po konsumohet me Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën nuk ka precedenet dhe ai i shkon për shtat vetëm një njeriu si Edi Rama.
Zoti Rama është ministër i Jashtëm me dekret presidencial dhe një fakt I tillë është reflektuar në faqen online të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ku z. Rama figuron si titullar. Ditën e parë të marrjes së detyrës, z. Rama tha vetëm dy fjali:
‘Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit Gent Cakaj, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësimit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, brenda dhe jashtë vendit’, shkruhet në dokument.
Por ka edhe më.
Në një letër zyrtare që Ministria e Jashtme u dërgon përfaqësive shqiptare jashtë vendit njofton përbërjen e re të kabinetit qeverisës me një poshtëshënim ku sqarohet se Gent Cakaj është në fakt ministri i ri.
Ekziston rreziku që takimet zyrtare të parashikuara në nivel ministrash të mos realizohen për shkak të kësaj shakaje të paparashikuar të Shqipërisë anormale të Edi Ramës.
Nuk ka në asnjë rrethanë delegim të kompetencave të plota të ministrit te zv.ministri dhe kjo që po ndodh përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Nuk ka ndodhur deri më sot që një zv.ministër/ministër të mos i prezantohet publikut. CV zyrtare ka edhe drejtori i Shërbimit Informativ që ka punë më delikate sesa ky spurdhjaku që i ngeci në derë Shqipërisë e me të cilin po tallin një vend të tërë.
Do të mjaftonte qoftë edhe kjo sjellje publike e tij për të vlerësuar se ai nuk është aty në përputhje me interesin e qytetarëve të Shqipërisë. Kaq është minimalja për të thënë në këtë rast.
Diskutime rreth kësaj post