Prej disa ditësh ka bërë namin në media lajmi se Maluma do të vijë për herë të parë në Shqipëri dhe do të mbajë një koncert në Tiranë. Lajmi është më se i vërtetë pasi në sajtin e këngëtarit latin janë publikuar datat e turit botëror, mes tyre ndodhet edhe Tirana.
Maluma do e mbajë koncertin në Tiranë më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza”, pra në Ditën e Verës. Maluma do të performojë në koncert disa nga këngët e tij më të njohura që tashmë janë hite botërore.
I gjithë rezervimi mund të bëhet online, mirëpo ende nuk kanë dalë në shitje biletat për koncertin. Dhe pa e pasur një të tillë nuk mund të bësh as foto. Po ndërkohë që njerëzit janë në pritje të biletave për koncertin, sa kushton takimi dhe një foto individuale me të?
Varion nga 30 në 40 mijë lekë të reja që janë shumë, por jo dhe aq për atë që mezi pret ta takojë.
Diskutime rreth kësaj post