Aktori i humorit Bes Kalalku prej disa muajsh ka zbuluar se është bërë pjesë e një filmi aksion të titulluar ‘The Brave’. Një prodhim amrikano-shqiptar ku bëjnë pjesë emra të njohur të kinematografisë hollywood-iane.
Përveç Besit, aktorë të tjerë shqiptarë që janë pjesë e filmit janë Ervin Bejleri dhe Salsano Rrapi. Ndërsa emrat e njohur amerikanë janë Armand Assante dhe Louis Mandylor. Nga traileri i bërë publik bie në sy fakti se një pjesë e skenave janë xhiruar në Tiranë.
Bes Kallaku dhe aktorët e tjerë kanë bërë me dije se në datë 4 tetor do të nisë transmetimi në të gjitha kinematë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post