Dy ditë pas Samitit të Sofjes, të tjera detaje dalin në lidhje me atë se çfarë u diskutua.
Mediat në Maqedoni raportojnë një prapaskenë të takimit mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit francez Emanuel Macron.
Ka qenë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili zbuloi se gjatë samitit Macron e pyeti Ramës përse vendet e Ballkanit duan kaq shumë të bëhen pjesë e BE-së.
“Macron i tha Ramës, se përse doni aq shumë në BE, kur ende as ne nuk jemi rregulluar për t’ju pranuar edhe juve. Pas kësaj Rama i është përgjjigjur: Po ja që duam, sikurse të gjithë duan të martohen, dhe që më pas mund t’i bien pishman”, ishte biseda mes tyre e treguar nga kryeministri Zaev.
Dje pasi u kthye nga Bullgaria kryeministri Edi Rama u shpreh se axhenda e vendeve evropiane është e ndryshme nga ajo e Shqipërisë, por gjithsesi ai ishte optimist për një lajm pozitiv për hapjen e negociatave në qershor.
Diskutime rreth kësaj post