Zbulohet axhenda zyrtare: Ja sesi do të pritet Kombëtarja
Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare. Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës dhe i gjithë rrugëtimi do të transmetohet LIVE.
Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.
Në axhendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.
Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.
Ja axhenda qe do te ndjeke ekipi kombetar:
1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës
3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë
6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren
Diskutime rreth kësaj post