Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ajo që ra në sy ishte pikërisht mungesa e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili është prezent në çdo takim zyrtar që OSBE zhvillon me personalitet në vend.
Takimi u zhvillua vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta shpalli ‘non grata’ kryediplomatin duke deklaruar se ai ka vënë në disktutim dekretit e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit dhe i ka nxjerrë gishtin e mesit disa protestuesve.
Ky takim ka qenë i programuar në axhendë prej dy ditësh dhe kjo ka qenë arsyesja që kreu i shtetit ka dërguar shkresën pikërisht ditën e sotme për t’i ndaluar Borchardt vizitën zyrtares në institucionin e presidentit.
Diskutime rreth kësaj post