Khabib Nurmagomedov ka thënë se ka sulmuar ekipin e Conor McGregor pasi fitores në luftën e arteve të përziera marcieale “UFC 229”, sepse irlandezi i kishte ofenduar fenë, babanë dhe kombësinë.
Nurmagomedov e mundi McGregorin në rundin e katërt në meçin e kategorisë së lehtë UFC dhe më pas e kapërceu kafazin tetëkëndësh për ta sulmuar ekipin e McGregorit.
Të dy Khabib dhe McGregor u larguan nga kafazi nën përcjelljen e policisë.
“Dua t’i kërkojë falje Komisionit të Shtetit të Nevadas”, tha Nurmagomedov në një konferencë për media pas ndeshjes.
“Kjo nuk është ana ime më e mirë. Ai foli për fenë, vendin dhe babanë tim. Ai erdhi në Brooklyn, theu një autobus dhe gati i vrau dy persona. Pra, pse njerëzit po flasin për mua që e kapërceva kafazin? Kam treguar respekt”.
“Ky sport është i respektueshëm. Nuk është sport për të folur broçkulla. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk mund të flasësh për fetë dhe kombet. Për mua ato janë të rëndësishme”, tha ai.
Video:
Diskutime rreth kësaj post