Messi u zëvendësua në ndeshjen ndaj Lyon duke shkatuar mjaft polemika. Sipas gazetës franceze L’Equipe, Messi po prekte gjunjët e tij dhe bënte “disa lëvizje rrethore” për t’i testuar ato gjatë lojës.
Kur Pochettino dhe stafi i tij stërvitor e pyetën nëse ishte mirë, Messi i siguroi ata se mund të vazhdonte të luante, por trajneri argjentinas vendosi se ishte koha për të zëvendësuar lojtarin e tij.
Gazeta L’Equipe gjithashtu zbuloi se kampi i Messit ka pranuar se ai donte të qëndronte në fushë.
“Ai nuk është kurrë i lumtur që zëvendësohet dhe kjo vështirë se ka ndodhur gjatë karrierës së tij”, shpjeguan ata që ishin pranë sulmuesit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post