Ardiana Kalaja, Kandidatja në primaret e PD, ka treguar në emisionin Opinion arsyen pse është futur në garë për të dalë kandidate për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Tiranës.Kalaja tha se një nga arsyet është që Bashkia të futet në shinat e ligjit si dhe të ndërtojë Teatrin Kombëtar.
“Bashkia e Tiranës duhet të jetë një institucion që zbaton vetëm dispozitat ligjore. Nuk janë respektuar ligjet dhe nuk janë dënuar për shkak se shteti është kapur. Bashkia duhet të kthehet në shinat e ligjit. Dhe të kthehet Tetatri që është kauza e jetës tim”,-Kalaja.
Diskutime rreth kësaj post