Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 28-vjeçare pasi akuzohet për mashtrim.
Siç bëjnë me dije blutë e këtij qyteti, procedimi në gjendje të lirë ka nisur për 28-vjeçaren me iniciale K.K.
K.K në muajin Mars 2017 i marrë 1000 Euro shtetasit K.D, 33 vjeç në këmbim të gjetjes së një vendi pune.
Në lidhje me këtë rast, materialet i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Diskutime rreth kësaj post