Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur numrat e telefonit që dy prej autorëve po përdornin në momentin e grabitjes në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se dy aparatet celularë si dhe kartat SIM janë blerë në tregun e zi. Ato rezultojnë të jenë regjistruar në emër të dy personave invalidë. Prokurorët, pasi kanë marrë dëshmitë e dy personave, kanë dalë në konkluzionin se nuk kanë lidhje me grabitjen.
Identifikimi i numrave u bë në bashkëpunim me kompanitë celulare. Ndërkohë që për prokurorët mbetet ende e paqartë mënyra se si janë përfituar kartat e identitetit të dy personave të tjerë.
Për grabitjen janë arrestuar gjashtë persona. Ata janë Fatjon Beqiraj, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Ragip Hajdini. Në ditën e grabitjes, njëri prej grabitësve, Admir Murataj, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ai konsiderohet nga hetuesit si një nga ideatorët e vjedhjes së parave. /Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post