Kryetari i PDK–së Nard Ndoka duke folur në një intervistë në News 24 ka zbuluar detaje se për çfarë është debatuar në kampin opozitar, para se të vendosej për protestën e 27 janarit.
Ndoka, i pyetur se si e shikon faktin që LSI po mundohet të kryesojë opozitën, ka pranuar se është debat mes partive opozitare për shkak se LSI është e majtë, madje më e majtë se Partia Socialiste.
“Ka pas një keqintrepretim në lidhje me LSI –në, por nuk ka xhelozi në kampin opozitar. Ndasi me LSI ka se është një parti me program të majtë, madje LSI konkuron me PS –në, se cila është më e majtë. Kjo është debatuar. LSI shpeshherë kalon dhe cakun institucional, bën rolin e promotorit në Kuvend në mënyrë artifiaciale, prandaj ka rëndësi bashkëpunimi institucional”, ka thënë Ndoka, i cili më tej ka pranuar se kanë përplasje në opozitë edhe pa patur në gjirin e tyre LSI –në.
Diskutime rreth kësaj post