Në ditë para dorëzimit në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në selinë blu deputetët demokratë, që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve, ku do të zhvillohet beteja përpara se draftet të përfundojnë në parlament.
Burimet për mediat kanë zbuluar fjalën e Bashës të mbajtur para deputetëve në këtë takim. Kryedemokrati ka kërkuar se deputetët duhet të vijojnë punën për të çuar përpara këto ndryshime në kushtetutë, të cilat kanë të bëjnë me reformën territoriale, zgjedhore dhe vettingun e politikanëve.
Basha thotë se përmes këtyre ndryshimeve, qytetarët do zgjedhin për deputet apo kryetar të bashkisë persona të cilët nuk kanë probleme me ligjin. Kreu i demokratëve thekson se aktualisht është e domosdoshme nxjerrja e vendit nga kriza politike, teksa ka renditur dhe probleme që sipas tij, përballen qytetarët shqiptarë.
Basha me deputetët e Komisionit të ligjeve:
Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me për kthimin e legjitimitetit, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Pra nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin.
Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por çdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit.
Diskutime rreth kësaj post