Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Memli Begallaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Burime nga policia thanë se kanë sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, ku dallohet një person që dyshohet se është edhe vrasësi i biznesmenit.
Autori mësohet se ka qenë i veshur me xhaketë të bardhë dhe në kokë mbante një kapele.
Pasi ka qëlluar me 1 plumb në kokë biznesmenin Begallaj, vrasësi ka ecur në këmbë i qetë dhe më pas ka hipur në një makinë që e priste në rrugën kryesore.
Pista kryesore ku po heton Policia është ajo e vrasjes për shkak të borxheve që viktima mund të ketë pasur.
Diskutime rreth kësaj post