Këtë të dielë, në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, do të mbahet ceremonia e përurimit ku do të performojnë emra të njohur të muzikës, si dhe do të luhet ndeshja e parë. Më 17 Nëntor Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje me Francën.
“Anabel” ka zbuluar emrat që do të marrin pjesë në përurimin e stadiumit në spektaklin e organizuar nga Ardit Gjebrea.
E para që do të hapë spektaklin do të jetë këngëtarja Era Istrefi, e cila do të performojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.
Pas saj, Flori Mumajesi do të vijë me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, që do të këndohet nga Aurela Gaçe.
Më tej, Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.
Ceremonia e përurimit do të nisë në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.
Diskutime rreth kësaj post