Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama tha nga Vunoi se një ditë do të kthehej për të pleqëruar me Koço Kokëdhimën. Rama është nip nga bregu ndërsa Koço është vendali në Qeparo, shumë afër Vunoit.
Fshati në fjalë është i njohur për sheshin e burrave dhe tradita të tjera që karakterizojnë jugun. Por në çfarë ambienti do ta kalojnë pleqërinë dyshja në fjalë?
‘Ç’lajme’ sjell fotot e vitit 2016 të Vunoit duke uruar që gjersa të plaket Rama dhe Koço, Vunoi të jetë bërë edhe më i bukur. Sesi do ta shtyjnë kohën, një Zot e di! Veçse një gjë është e sigurt: Jo duke folur për Saliun apo Albpetrolin!
Diskutime rreth kësaj post