Ka përfunduar afati për shprehjen e interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mësohet se kandidatët në garë janë prokurorët nga shkalla e dytë (Apel), Etien Kapo dhe Ledina Riza.
Ndërkohë kreu i KLP-së, Alfred Balla ka deklaruar se po vazhdon edhe nga Parlamenti zgjedhja e anëtarit nga radhët e pedagogëve për anëtar në KLP.
“Tashmë pritet caktimi i datës kur do mblidhen përsëri prokurorët e gjithë Republikës dhe do zgjedhin njërin prej dy kandidatëve. Fitoftë më i miri!
Po vazhdon ndërkohë edhe nga Parlamenti zgjedhja e anëtarit pedagog për në KLP. Javës tjetër do mësojmë emrin e anëtarit. Këshilli pas disa javësh do ketë numrin e plotë me 11 anëtarë.”, thuhet në reagimin e kreut të KLP, Alfred Balla.
Diskutime rreth kësaj post