“Big Brother VIP Kosova” është gati të rifillojë sërish dhe edicioni i dytë pritet të nisë në muajin tetor. ‘Telegrafi’ ka mësuar ekskluzivisht se data e fillimit është përcaktuar të jetë e hëna e 2 tetorit. Po të njëjtat burime gjithashtu kanë treguar se këtë vit do të futen plot 20 konkurrentë në shtëpinë më të famshme në vend.
Ndërsa dy emrat e parë që po negociohen për të qenë pjesë e spektaklit shumë të ndjekur janë gazetari Valon Syla dhe këngëtarja Arta Kabashi.
I pari njihet si gazetar dhe analist i çështjeve politike. Arta ndërkohë është një këngëtare e tregut muzikor shqiptar, motra e Ana Kabashit (konkurrente e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova).
Kujtojmë se fitues i edicionit të parë u shpall reperi Stresi i cili fitoi çmimin e madh prej 160 mijë eurosh, ndërsa finalistët ishin: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaqi dhe Mbresa Hajrullahu.
Diskutime rreth kësaj post