“Love Island” do të nisë këtë shtator në ekranin e Tv Klan dhe nën moderimin e Luana Vjollcës.
Përpos kësaj, në klipin prezantues, u zbulua se konkurrentët janë në garë për të fituar një çmim prj 50,000 eurosh.
Në fillim të qershorit, u njoftun edhe disa rregulla që konkurrentët duhet të zbatojnë:
1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.
3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.
Formula e programit është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Anabel mëson se konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në resortin Green Coast në Palasë.
Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.
Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.
Diskutime rreth kësaj post