Këngëtari i famshëm, Maluma do të jetë në Tiranë më 14 mars, ku do të mbajë një koncert madhështor, si pjesë e turit europian.
Data e koncertit nuk është aspak një rastësi, pasi Bashkia e Tiranës ka bërë çmos që ta kishte Malumën në festimet e ditës së verës, ndaj ka negociuar për uljen e çmimit të biletave, duke i bërë të përballueshme për audiencën shqiptare.
Rezultati i imazhit për Maluma
Koncerti do të zgjasë 1 orë e 30 minuta, pasi ky është standarti i artistit kolumbian. “Për herë të parë, Tirana është bërë pjesë e hartës botërore të një artisti në tur dhe eksperienca të tilla tregojnë që show do të jetë identik në të gjitha vendet e botës ku mbahet koncerti. I gjithë koncerti është një suprizë e madhe me çfarë jemi mësuar të shohim në produksionet vendase,” janë shprehur organizatorët, për Anabel.
Maluma është një nga këngëtarët më të suksesshëm aktualisht. Ai ka kryesuar listat muzikore në të gjithë botën, si dhe ka bashkëpunuar me artistë të famshëm si Shakira, Madonna, Ricky Martin etj. /Pamfleti
Diskutime rreth kësaj post