Zbulimi / Kujt i përkiste Kurani më i vjetër në botë
Disa muaj më parë në arkivën e Universitetit të Birminghamit në Britani u gjet një kopje e Kuranit, që mendohet të jetë më e vjetra e gjetur ndonjëherë. Pas disa studimeve të kryera me librin e vjetër, besohet se ai i përkiste Abu Bakr, një nga muslimanët e parë në Tokë.
Kurani i gjetur në Birmingham kishte humbur 1 shekull më parë.
Në këtë kopje të gjetur në korrik, janë gjetur fragmente të paktën 1370 vjet të vjetra, duke shtuar mundësitë që kjo të jetë kopja më e vjetër e librit të shenjtë të fesë islame.
Tani Jamal bin Huëareib, drejtor i fondacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe “Mohammed bin Rashid Al Maktoum” për studime islamike, thotë se një dokument kaq i vjetër mund të jetë parë vetëm nga pak njerëz.
Abu Bakr njihet si personi i parë që është konvertuar në fenë islame jashtë familjes së profetit Muhamed. Ai ka shërbyer si mik dhe këshilltar i besuar i profetit dhe ishte myslimani i parë që shërbeu si kalif duke udhëhequr për 27 muaj nga viti 632.
“Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakrit”, ka thënë Huëareib për BBC. “Është gjetja më e rëndësishme në histori për botën myslimane. Ky version, është rrënja e islamit, rrënja e Kur’anit… Kjo do të jetë revolucion në studimin e islamit”.
Kualiteti i librit të shenjtë i shkruar në dorë sugjeron se 200 dokumente ishin krijuar vetëm për fytyrat shumë të njohura.
Diskutime rreth kësaj post