Sot do të zbresin në fushë 3 skuadra shqiptare në kuadër të ndeshjeve të para të turit të tretë eliminator të Conference League. Në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, Laçi pret gjigantin e Belgjikës, Anderlecht.
Kurbinasit u kualifikuan për herë të parë në këtë fazë të kupave të Evropës, por tani do të tentojnë të ecin edhe më shumë. Pavarësisht se përballë është një ekip i fortë dhe me emër, Laçi nuk ka asgjë për të humbur dhe kjo armë është në favor.
Belgët janë favoritë, por nuk e kanë më atë shkëlqimin e para disa viteve kur merrnin pjesë rregullisht në grupet e Champions League.Në orën 21:00, në Dublin të Irlandës do të jetë radha e Teutës kundër skuadrës vendase Shamrock. Një ndeshje e vështirë për durrsakët edhe për faktin se kampionati irlandez është në kulmin e tij.
Vështirësitë shtohen pasi heroi i kualifikimit në këtë tur Sebino Plaku ka marrë një goditje në kavilje dhe është në dyshim për sfidën e sotme. Pavarësisht kësaj, kampionët e Shqipërisë shpresojnë të marrin një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit.
Në orën 20:00, Prishtina do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” norvegjezët e Bodo Glimt. Kryeqytetasit kosovarë shpresojnë të bëjnë një tjetër mrekulli.
Diskutime rreth kësaj post