Edhe këtë fundjavë, Rruga e Kombit ka shënuar trafik të lartë, teksa mbi 36 mijë qytetarë nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar.
Në hyrje të qytetit të Kukësit, në pjesën ku autostrada ngushtohet nga 4 në dy korsi radhët janë kilometrike.
Po kështu nga “Ura e Kukësit”, deri tek fushorja e ish-uzinës mekanike ka kolona të gjata.
Pjesa më e madhe e qytetarëve vijnë nga Kosova.
Nga shërbimet SPK Morinë, në 24 orët paraardhëse janë raportuar:
Janë përpunuar në hyrje për në RSH, 36,894 shtetas dhe 10,152 mjete.
Në dalje nga RSH, 24,448 shtetas dhe 6,768 mjete.
Ndërsa gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje daljeve në Morinë, ka arritur në 76200 qytetarë.
Bëhet me dije se në këtë pikë kufitare, punohet me 12 sportele 6 në hyrje e 6 në dalje.
Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës, janë shmangur radhët në kufi.
Diskutime rreth kësaj post