Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është shprehur se e përjetoi me emocion dorëzimin e mandatit të deputetes nga ana e Grida Dumës, për shkak se kjo ndodhi shumë shpejt.
Komentet Flutura i bëri në programin “Dola te Ola” në News 24, ku foli për jetën profesionale por edhe atë private.
Shkrimtarja tha se Grida disa ditë para se të dorëzonte mandatin e kishte diskutuar me të si ide, por ajo nuk e kishte menduar si një vendim.
Më tej deputetja shtoi se ndoshta Grida nuk e kishte treguar hapur vendimin e saj pasi e ka menduar që kolegët e saj mund të reagonin në mënyrë sentimentale dhe mund të ndikonin në vendimin e saj.
Ajo e cilësoi ikjen e Grida Dumës si një humbje për Partinë Demokratike dhe për jetën politike në vend.
Diskutime rreth kësaj post