Zbardhet vrasja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës, ku në lagjen “Pavarësia”, mbeti i vrarë 29-vjeçari Vasil Dervishaj.
Policia e Vlorës në një deklaratë të posaçme për mediat mesditën e sotme, thotë se krimi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes të dyshuarve dhe biznesmenit të vrarë.
Si rezultat i hetimeve intensive janë vënë në pranga dy persona si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Si të dyshuar për vrasjen, janë shpallur në kërkim E.A., 31 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, që të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Gjithashtu janë arrestuar Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dje Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krehër me fishekë, një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm, një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar, si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Sakaq lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Diskutime rreth kësaj post