Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama ka pësuar ulje, por megjithatë ai mbetet më popullor se kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Rama vlerësohet nga 44.9% e të pyeturve nga 49.1% që ishte në sondazhin e parë, ndërkohë Basha ka fituar 1.7% më tepër popullaritet.
Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, ndërkohë që më shumë se çereku i tyre – kryesisht të rinj – nuk vlerëson asnjërin si të tillë. Rama vlerësohet nga 42.4% si kryeministër i përshtatshëm, ndërsa Basha 28.1%.
Diskutime rreth kësaj post