Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera. Një skenar ky që sipas tyre synon të maksimizojë votën për partitë e tyre.
PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerrë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.
Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.
Diskutime rreth kësaj post