Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet për një 38-vjeçare, e cila akuzohet për mashtrim me vlera të mëdha financiare, që arrijnë deri në vlerën 900 mijë euro. Nën hetim është vënë shtetasja Olesia Duka, banuese në Tiranë, me profesion stomatologe.
Nga hetimet paraprake të Prokurorisë, ka dyshime të forta që 38-vjeçarja përmes gënjeshtrës dhe mashtrimit i ka marrë shuma të mëdha financiare shtetasit I. H., që nga njohja mes tyre në nëntor 2016, dhe vazhdon të mos ja kthejë. Hetimet kanë zbuluar se shtetasja Olesia Duka ka mashtruar edhe persona të tjerë, duke iu vjedhur shuma të mëdha parash.
Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar, Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pesë pasuri të 38-vjeçares dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.
Skema e mashtrimit ka qene e tille qe Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës citon report tv. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.
Diskutime rreth kësaj post