Zbardhet propozimi i SHBA për Reformën në Drejtësinë
Një ditë pas deklaratës së bërë nga zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland se SHBA i ka bërë një propozim të ri palëve për miratimin e Reformës në Drejtësi, Report Tv zbardhur draftin që iu dorëzua kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Basha.
SHBA u propozon palëve ngritjen e një komisioni ‘ad hoc’ me numër të barabartë anëtarësh, pjesërisht sipas propozimit të bërë nga PD për zgjedhjen e kandidatëve për Vetingun.
Në vijim të propozimit të ri, ndërkombëtarët parashikohet që do të monitorojnë përzgjedhjen e komisionerëve për Vetingun duke pasur të drejtë që të s’kualifikojnë kandidatura të mundshme.
Pra kandidatët që do të jenë pjesë e 2 institucioneve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) mund të s’kualifikohen nga Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.
Edhe në variantin e ri që është propozuar Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka një rol mjaft të rëndësishëm për emërimet në 2 institucionet e Vetingut, pasi do bëjnë seleksionimin e kandidatëve aplikantë.
Në propozimin e fundit të SHBA dhe BE nuk dihet ende nëse do të qëndrojë roli i Gjykatës Kushtetuese për nisjen e përzgjedhjes së kandidaturave.
Propozimi i SHBA është një përpjekje e fundit për të gjetur konsensusin mes palëve për të arritur miratimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa nga dita e përcaktuar për votimin në Kuvend kanë mbetur edhe 10.
Ndihmës/Sekretarja Amerikane e Shtetit Viktoria Nuland tha se propozimi ri i është hibrid, me ide nga mazhoranca dhe opozita dhe synon konsensusin final.
Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në 13:30 anëtarët e djathtë të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ku do iu sqarojë detajet e propozimit të ri të bërë nga zyrtarja e lartë amerikane.
Diskutime rreth kësaj post