Gazetari Lirim Mehmetaj, ka treguar për Euronews Albania, planin me tre pika të ndërkombëtarëve për zhbllokimin e situatës në Kosovë.
Mehmetaj tha se pika e parë e propozimit është që “të dyja palët duhet ta konfirmojnë përkushtimin e tyre për planin franko-gjerman dhe të dyja palët të kthehen në negociata”.
Në pikën dy bëhet një kërkesë eksplicite për qeverinë e Serbisë.
“Serbia pajtohet se kërkesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të diskutohet vetëm përbrenda tërësisë së planit Franko-gjerman – pra, si pjesë e strukturës së përgjithshme të planit”.
Ndërsa pika e tretë sipas gazetarit është që Kosova të zbusë masat në raport me çështjen e targave.
“Kemi publikuar një plan tre pikësh i përpiluar nga ndërkombëtarët siç nd0odh zakonisht për të dalë nga kjo krizë që ka ndodhur në Kosovë. Pika e parë është që të bëhet një zotim mes Kosovës dhe Serbisë për propozimin franko-gjerman. Pika e dytë është që Serbia të pajtohet që Asiconacioni duhet të kërkohet brenda këtij plani dhe jashtë tij. Pika e tretë e këtij propozimi është se Kosova duhet të pajtohet me shtyrje të vendimit që ka filluar nga 1 nëntori për targat. Pra gjobat dhe qortimet të shtyhen për një kohë tjetër. Pika e dytë është pika problematika për të dyja palët. Plani është i bërë nga SHBA, BE, Itali, Gjermani, Francë dhe Britani. Problemi qëndron te pika e dytë, pasi Serbia kërkon asociacionin paraprakisht” – tha ai.
Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.
Diskutime rreth kësaj post