Në orën 12: 50 përfundoi takimi i zv.ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar me Bashen. Escobar ftoi Bashën në Washington.
Deklarata e Escobarit:
“Ata shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO e Integrimit europian dhe luftës kundër korrupsionit. Ne jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj me mbështetjen tonë kundër korrupsionit përfshirë dhe sanksionet. Për ta kthyer këtë në realitet do të kërkoj përkushtim të fortë të institucioneve shqiptare. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD-në. Pres me kënaqësi ta takoj zotin Bashan ë Washington sa më shpejt të ketë mundësi”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post