Një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2” është dhe aktorja Olta Gixhari. Brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj, ajo është akuzuar shpesh herë se manipulon situatat dhe gënjen. Olta ishte në qendër të vëmendjes së spektaklit të djeshëm, i cili nisi me debate të shumta. Banorët diskutuan sherrin e fortë që ka përfshirë shtëpinë e ku kryefjalë ka qenë Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes.
Për herë të parë, gjatë debatit Olta mori nga opinionistja Zhaklin Lekatari një sinjal shumë të fortë. Ajo i la të kuptonte Oltës se si po perceptohej jashtë publikut. Aktorja kuptoi mesazhin e qartë nga opinionistja, se komenti i saj nuk ishte individual, por si një mendim i publikut. Pra shumë të tjerë mendojnë se ajo po i manipulon situatat.
Gjithashtu e ashpër ishte dhe moderatorja Arbana Osmani. Ajo i tregoi vendin duke e paralajmëruar që të ndalë kërcënimet ndaj banorëve. Përgjatë këtyre ditëve Olta ka kërcënuar Kiarën dhe Efin duke thënë se di shumë gjëra për to dhe se mund t’i nxjerrë me një fjalë jashtë. Arbana i tha Oltës se të gjithë kanë një jetë jashtë dhe është e drejta e secilit ta jetojë si do.
“Njerëzit kanë jetuar. Ti i përmend por nuk të bën nder fare. Kemi jetuar, të gjithë kanë informacione edhe për ty, edhe për mua, është shumë e turpshme, shumë e shëmtuar. Nuk jemi këtu për të gjykuar askënd. Meqënëse e solle vetë muhabetin deri këtu, por ne duhet të paktën të japim mesazhin se secili ka të drejtën të jetojë jetën e tij si të dojë”, u shpreh Arbana dje.
Pas spektaklit, sot pamë aktoren në një situatë që nuk ka qenë kurrë më parë. Në tension, frikë dhe një dëshirë shumë të fortë për tu larguar. Olta ka shpërthyer në të qara. Ka patur dhe momente tensioni duke thyer dhe filxhanin.
“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë këtu. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”, tha Olta.
Diskutime rreth kësaj post