Është zbardhur dëshmia e Redi Popescut, pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja dhe dy plagosjet mbrëmjen e të enjtës së javës së shkuar në Bllok.
Në dëshminë e tij duket se as Ervin Mata, i dashuri i Elvana gjatës dhe as Ervis Martinaj nuk kanë qenë të prirur për konflikt, ndërkohë që gjithçka ka ndodhur pasi në lokal kanë hyrë badigardët e Martinajt, të cilët kanë sulmuar pjestarin e Batalionit të Forcave Speciale të Ushtrisë (BOS) Mevjol Billo (shiko videon sipër).
Sipas Popescut, një person i gjatë dhe me kapuç, i cili besohet të jetë Fabjol Gaxha ka sulmuar fillimisht me fjalë dhe pastaj me grushte Mevjol Billon, i cili ishte ulur në një tavolinë veç, ndërsa Mata dhe Martinaj ishin në një tavolinë tjetër aty pranë.
Pasi e kanë goditur, Gaxha ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar njëherë, por përgjigja e Billos ka qenë fatale për këtë të fundit.
Të shtënat lanë të plagosur edhe Vis Martinajn dhe Eljon Laton.
Pjesë nga dëshmia e Redi Pepescut:
Kam dëgjuar çunat që shoqëronin Vis Martinin duke i thënë Jolit, oficerit të Zallherrit, “Pse më shikon?”.
Joli ishte tek tavolina veç, ku u ulën që në fillim”.
Sherri me grushta
Në këtë moment kanë ardhur nga jashtë dy persona. Njëri ishte me bluzë të errët, me kapuç, trup i gjatë, me xhnse, i cili bashkë me këtë përsonin që e shoqëronte filluan ta shanin dhe ta godisnin Jolin dhe personat që ishin me Jolin. Vis Martnini po thoshte: Mos, mos, mos!, ndërsa Ervin Mata po thoshte: “Ça po boni? Ça është kjo punë?”.
Vrasja
Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe unë kam dëgjuar një krismë, që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktohej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi.
Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut.
Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat e armëve pushuan ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur poshte të shkallët.
Kur kam ikur të gjithë personat kishin ikur veç atij që ishte vrarë dhe një tjetri që përpëlitej i plagosur.
Diskutime rreth kësaj post