Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës në orën 09:55 minuta.
Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj, pasi ishte personi i fundit që i pa gjallë.
Ajo ka rrëfyer se si rreth orës 17:30 sëbashku me kunatën e saj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia për të pirë një kafe, gjë që e praktikonin shpesh mes tyre pasi kishin një marrëdhënie shumë të mirë.
“Dolëm për të pirë një kafe sëbashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë.
Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë sëbashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë. Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market, por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanim dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin.
Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”, tha ajo.
Valentina Arrazi tregon se kunata e saj ishte larguar edhe para afro një muaji te familja e saj për shkak të debateve me Erdgysin.
“Para një muaji Alma kishte qenë tek familja e saj në Durrës për shkak të debateve që mund të kenë pasur. Pavarësisht situatës, Alma i ka kërkuar Edgysit që të shkonte e ta merrte dhe se ia kishte falur faktin që ishte njohur me një vajzë tjetër me shpresën se ai do ta linte atë për të vijuar me familjen e tij. Erdgysi ka shkuar dhe e ka marrë duke qenë se ajo e kishte kërkuar. Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri. Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë, por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai”.
Valentina Arrazi ka sqaruar edhe momentin kur ajo merr telefonin në dorë sapo ndahet nga kunata e saj.
“Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi”, tha ajo. Kjo bisedë mes Valentinës dhe bashkëshortit të saj është verifikuar nga prokuroria dhe dëshmia rezulton e saktë duke hedhur poshtë aludime të tjera. Kunata e 39-vjeçares tregon se pas afro dy orësh pasi kanë komunikuar edhe me motrën e Almës e cila ka konfirmuar se nuk kishte shkuar në Durrës siç kishte deklaruar në kafe, e gjithë familja Arrazi ka dalë për ta kërkuar nëpër Shkodër se ku mund të ishte.
Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve”, shtoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post