Bëhet me dije se ditën e nesërme tre liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.
Mësohet se forumi që do të mbahet nesër është ndarë në tre pjesë. Fjala e 3 liderëve, diskutime me karakter ekonomik dhe ceremonia nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja.
Gazetari Veliu bën me dije se Zoran Zaev, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama do të paraqesin edhe një vizion politik e ekonomik për një rajon të integruar. Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe BeH, si dhe biznese tjera rajonale.
Diskutime rreth kësaj post