Mesditën e sotme qarkulloi në media lajmi se Rudina Hajdari është shkarkuar nga posti i kryetares së Grupit Parlamentar Demokrat dhe vendin e saj e ka zënë deputeti Myslim Murrizi.
Burime për FaxNews kanë treguar se mes 9 deputetëve demokratë ka pasur debate të forta, ndërsa Hajdari është akuzuar për performancë të dobët në drejtimin e grupit dhe se të gjithë të tjerët ishin të mendimit se Myslim Murrizi është i duhuri për atë detyrë.
Madje të njëjtët burime shprehen se mes Hajdarit dhe Murrizit ka pasur debate të forta dhe jo pak aludime për arsyet e vërteta të shkarkimit të Hajdarit.
“Mos më hiqni”, mësohet t’u jetë drejtuar ish-kryetarja e grupit deputetëve të tjerë, të cilët në unanimitet vendosën t’ia besojnë këtë detyrë Murrizit, i cili këto kohët e fundit është shumë aktiv në parlament dhe rrjetet sociale.
Duhet shtuar se shumë zëra flasin se Murrizi po bëhet gati të krijojë partinë e tij, ndoshta së bashku me 7 deputetët që e mbështetën si kryetar të tyre.
Diskutime rreth kësaj post