Raportet sekrete të inteligjencës gjatë korrikut paralajmëruan kolapsin e ushtrisë afgane. Paralajmërimet e shërbimit ngrenë pikëpyetje pse qeveria e Presidentit Joe Biden dhe zyrtarët ushtarakë ishin të papërgatitur për t’u përballur me talebanët në Kabul. Një raport në korrik paraqiti rreziqet në rritje, duke vënë në dukje se qeveria afgane ishte e papërgatitur.
Sidoqoftë, vendimi i SHBA-së u mor përpara korrikut. Më 27 prill, kur Departamenti i Shtetit urdhëroi tërheqjen e stafit jo thelbësor nga ambasada në Kabul, u theksua se talebanët mund të pushtonin vendin pas 2 vitesh, duke i dhënë SHBA-së kohën e duhur për të marrë masat.
Një javë para rënies së Kabulit, ata thanë tha se pushtimi i talebanëve mund të shmanget. Në një fjalim, Biden tha se qeveria e tij “po hartonte një plan” në Afganistan, por ata nuk parashikuan se marrja në kontroll e vendit nga talebanët do të ndodhte kaq shpejt.
Shërbimet e inteligjencës kishin parashikuar prej kohësh një fitore të talebanëve, por ndërsa dyshuan në lidhje me gatishmërinë e forcave afgane për të luftuar pa amerikanët, ata nuk parashikuan një kolaps brenda javëve.
Parashikimet që qeveria mund të zgjaste të paktën një vit u bazuan në supozimin se ushtria afgane do të luftonte. Arsyeja kryesore për humbjen ishte pamundësia për të krijuar një forcë sigurie që mund të qëndronte më vete, e cila u përkeqësua nga dështimi i Uashingtonit për të dëgjuar ata që dyshuan në lidhje me ushtrinë afgane.
Diskutime rreth kësaj post