Kryeministri Edi Rama do prezantojë nesër në Asamblenë e PS emrat e zv/ministrave të rinj.
Report Tv ka zbardhur emrat e zv/ministrave të cilët do jenë pjesë të kabinetit qeveritar. Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministër i Ekonomisë, Ervin Mete dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.
Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.
Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër. Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post