Edi Rama ka lexuar sot emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar. Në vend të Niko Peleshit vjen një femër.
Ajo është Senida Mesi, deputete e Shkodrës. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti.
Në një prej këtyre posteve emërohet edhe Pandeli Majko. Ndërkohë kabinet i ri do të ketë 50% femra dhe 50% meshkuj.
Risi në kabinet është emri i Etilda Gjonajt në krye të Drejtësisë. Ndërkohë, Olta Xhaçka rikthehet në kabinet si ministre e Mbrojtjes, ndërsa Blendi Klosi në krye të Turizmit dhe Mjedisit.
Përmes komunikimit të emrave të ministrave, Rama bëri të ditur edhe ndryshimet në emërtimet e ministrive dhe përgjegjësitë që u ngarkohen.
KABINETI RAMA 2:
Zv.Kryeministre – Senida Mesi
Ministër Shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve – Pandeli Majko
Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato
Ministria e Punëve të Jashtme – Ditmir Bushati
Ministria e Punëve të Brendshme – Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjonaj
Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomise dhe e Punes – Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit, Sporteve dhe e Rinisë – Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës – Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural – Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit – Blendi Klosi
Diskutime rreth kësaj post