Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.
Përmes një postimi në Instagram lideri i PD-së theksoi se tema e diskutimit mes tyre ishte rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE.
“Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post