Zbardhen detaje të reja nga aksioni në Ministrinë e Brendshme. Klodiana Lala raporton se deri më tani janë arrestuar tetë persona, ndërsa një është në “arrest shtëpie”.
Mes të dyshuarve është edhe ish drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. Bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e 25 milionë eurove.
Deri më tani policia ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.
Ndër të arrestuarit dyshohet se është dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme. Aksioni është ende në vazhdim dhe akuzat zyrtare nga SPAK për këtë operacion nuk janë bërë publike.
Diskutime rreth kësaj post