Një zarf i zi ka trazuar sërish ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.
Zarfi i zi ka mbërritur në orët e pasdites pak orë para spektaklit të mbrëmjes së sotme. Banorët kanë nisur të aludojnë për konkurrentët që kanë shkelur rregullat dhe dënimin që përmban zarfi.
Që pas leximit të tij, Olta u shpreh se dënimi mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi janë kapur duke folur për nominimet por edhe me kode gjatë gjithë javës.
Kristi ka qenë ai që ka deklaruar se nëse dënimi për nominimet do të vijë në grup ai nuk do të pranojë asgjë për sa kohë nuk i ka thyer rregullat.
Ndërkohë Olta është zotuar se në rast se Qetsori do të penalizohet nga loja, edhe ajo do të bëjë valixhet pas tij për të lënë shtëpinë.
“Nëse larg qoftë ti del dhe unë ndihem aq shumë në faj, unë sot bëj valixhet dhe dal. Të dalë ky për fajin tim, unë dal jashtë”, tha Olta.
Ndërkohë Maestro iu drejtua se faji nuk është vetëm i një personi, por i të gjithë banorëve. “Faji nuk është as i yti, as i imi, por i të gjithëve ne. Dhe të gjithë ne mbajmë përgjegjësi”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post