Egla Ceno përjashtohet nga Big Brother VIP 3.
Ky vendim u dha nga Vëllai i Madh pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.
Vëllai i Madh pritet të marrë një vendim edhe për Ilnisën dhe Meritonin, pas provokimeve ndaj Eglës të cilat kanë nisur ditë më parë.
Kujtojmë se Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.
Diskutime rreth kësaj post