Komuniteti romë në Kosovë ka rikthyer zanatin e lustruesve të këpucëve në kryeqytet. Ndonëse kjo zeje i ka munguar gjatë vendi tonë, ajo po rikthehen përsëri me riatdhesimin e komuniteteve romë e ashkali.
Në këto foto të bëra nga “Zeri”, shihet ky zotëri teksa lustron këpucët e një banori të kryeqytetit.
Ai këtë e shërbim e ofron me një çmim simbolik në sheshet e Prishtinës. Lustruesi i këpucëve ka një barre te madhe mbi supe, mirëpo, ai me këto para që i fiton të gjitha i dërgon për t’i ushqyer familjarët e tij.
Ata të cilët nuk kanë mundësi t’i lustrojnë këpucët në shtëpi, tash e tutje një gjë të tillë mund ta bëjnë në sheshet e Prishtinës.
Diskutime rreth kësaj post