Aktorja korçare Zamira Kita dhe sipërmarrësja nga Thethi, Aida Gjeçaj këtë 8 Mars i rrëfyen kryeministrit pjesë nga jeta e tyre.
Me lot në sy, Drejtoresha e Teatrit të Korçes Zamira Kita tha se familja e bashkëshortit nuk e kishte dashur kurrë si nuse për shkak se ajo ishte 4 vite më e madhe se partneri i saj, si edhe për shkak të profesionit të saj si aktore.
“Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar. Opinioni shumë… Po ai (vjehrri) e pati shumë të vështirë që unë të isha gruaja e Benit. Për shkakun se isha aktore, jam katër vite më e madhe se Beni dhe për mentalitetin e atin kjo ishte shumë e vështirë. Më pas sigurisht që ai donte, unë nuk e vë në dyshim këtë gjë, por mbase karakteri i tij nuk e lejonte që më pas që të më fliste dhe e kam thënë që ai ndërroi jetë pa më takuar asnjëherë.
Nga ana e saj sipërmarrësja Gjeçaj tha se fondacionit “Rozafa” i vumë emrin e një gruaje që sakrifikon për familjen.
“Fondacioni “Rozafa” qëkur i vumë emrin menduam që t’i vendosnim një emër gruaje që gjithashtu sakrifikon për familjen. Ne identifikuam 13 qendra artizanati grash që nga Vlora deri në Shkodër dhe qëllimi ishte të fuqizonim gruan nëpërmjet fuqizimit ekonomik, në mënyrë të tillë që nëse ata sillnin të ardhura në familje, edhe e drejta e tyre e fjalës të rritej dhe kontributi dhe mëmësia. Mund të mbanin familjen, por të kishin edhe të drejtë fjale.”
Kryeministri u shpreh se gratë dhe vajzat shqiptare në mënyrë të përditshme përballen me sfidat dhe japin shembuj të panumërt të faktit të thjeshtë se gratë shqiptare meritojnë më shumë.
Diskutime rreth kësaj post