Së fundmi, lajmi se Zaimina Vasjari ka marrë një post pune si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, “pushtoi” të gjitha portalet dhe u komentua shumë.
Sipas dokumentit, këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.
Ndërkohë që portalet po “zienin” nga ky lajm, të gjithë ishin kurioz të dinin se çfarë ka Zaimina për të thënë në lidhje me këtë temë. Ajo ka thyer sot heshtjen, por jo me ndonjë deklaratë.
Zaimina, ka postuar për herë të parë në “Instagram” që kur doli lajmi. Ajo ka publikuar ‘story’ nga pushimet në Jug të Shqipërisë.
Mesa duket lajmet nuk e kanë shqetësuar aspak atë, pasi Zaimina duket se po i shijon në maksimum këto ditë të nxehta vere.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post